KRYESORE

Nga ‘Njerëz të Humbur’ në politikë, Aida Shtino sqaron vendimin

Nga ‘Njerëz të Humbur’ në politikë, Aida Shtino

Gazetarja Aida Shtino, pas shumë kohësh mungesë u shfaq sot në krah të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë firmosjes së marrëveshjes se koalicionit me Partinë Demokratike.

Në emisionin ‘Rudina’, Shtino sqaroi se tashmë e ka lënë televizionin si prezantuese dhe se ka hyrë në politikë për t'u shërbyer më shumë njerëzve.

“Emisionin e kisha dhe atë ma mbyllën. Tashmë njerëzit mund të më gjejnë në politikë. Kështu iu shërbej më tepër njerëzve”, deklaroi Aida Shtino.

Në 2013-ën, Shtino ka kandiduar si deputete nën siglën e PDIU-së në Lezhë, por nuk arriti të fitonte.

Të fundit