Flash News

KRYESORE

Nga numri i të prekurve te viktimat nga Covid-19, si është raporti i Shqipërisë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Nga numri i të prekurve te viktimat nga Covid-19, si është

Që prej 9 marsit Shqipëria u rendit zyrtarisht në vendet e prekura nga virusi i ri Covid-19. Numri i rasteve ka ardhur në rritje dhe sot zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 6 raste të reja duke e çuar numrin total në 383 dhe 22 viktima.

Ndërkohë, bie në sy edhe numri në rritje i personave të shëruar që po lënë spitalin infektiv, 131 deri tani.

Por, si është Shqipëria në raport me vendet e tjera të rajonit?

Më poshtë, po ju sjellim disa nga të dhëna krahasuese sipas worldometers.info, platformës ku publikohen informacionet statistikore rreth Covid-19, se si paraqitet situata njëkohësisht edhe në Serbi, Greqi, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari dhe Mali i Zi.

Serbia 2,200 të infektuar, 58 viktima dhe 118 të shëruar

Greqia 1,755 të infektuar, 79 viktima 269 të shëruar

Bosnia and Herzegovina 716 të infektuar, 30 viktima dhe 68 të shëruar

Maqedonia e Veriut 570 raste, 23 viktima 30 të shëruar

Bullgaria 581 të infektuar, 22 viktima 42 të shëruar

Shqipëria 383 të infektuar, 22 viktima 131 të shëruar

Mali i Zi 245 të infektuar, 2 viktima dhe 1 i shëruar

Kosova 135 të infektuar 3 viktima, të shëruar të shëruar 16.

Pra, deri tani Greqia mban numrin më të lartë të viktimave, ndërsa Serbia numrin e të infektuarve. Ndërkohë, Mali i Zi ka numrin më të ulët të vdekjeve, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

*Të dhënat e Worldometer Covid-19 besohen dhe përdoren nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Johns Hopkins CSSE, Financial Times, The New York Times, Business Insider, dhe shumë të tjerë.

Të fundit