Flash News

KRYESORE

Nga “Open” te “Të paekspozuarit”, Kryemadhi tregon çfarë i tha zyrtari i DASH në telefon

Nga “Open” te “Të paekspozuarit”, Kryemadhi tregon

Nga lidhja  ‘live’ në “Opinion”, ku u përplas me Eni Vasilin, Kryemadhi kaloi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Të Paekspozuarit” në Neës 24, ku tregoi dhe telefonatën që bëri me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo tha se i ka sqaruar Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer se pse i dogjën mandatet dhe se e ka siguruar që në protestën e sotme s’do kishte dhunë.

“Të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesës” i ka thënë në fund zyrtari i DASH, sipas Kryemadhit.

“Ai më sqaroi sa e rëndësishme është demokracia, që institucionet kushtetuese të funksionojnë. Unë i shpjegova pse i dogjëm mandatet. I kam thënë se Shqipëria është shndërruar në një shtet ku lulëzon krimi i organizuar, në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit dhe drogë. I shpjegova se nuk mund të qëndronim në një parlament të ngritur nga shitblerja e votës. Janë të deklaruara dhe të vulosura nga Zëri i Amerikës. I shpjegova që përgjigjet e Antimafias italiane përmendin mijëra euro që shkonin për blerje votash në Tiranë dhe Vlorë. Në fund ai më tha: Të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër”,- sqaroi Kryemadhi.

Ajo shtoi se zoti Palmer i kishte kërkuar edhe të mos i digjnin mandatet, por ajo i është përgjigjur se ky vendim tashmë ishte marrë.

https://politiko.al/pas-djegies-se-mandateve-kryemadhi-tregon-cfare-do-te-beje-opozita-tani/

Të fundit