Flash News

KRYESORE

Nga Paloka te kuksiani i protestës, këta janë 12 folësit në Kuvendin Kombëtar

Nga Paloka te kuksiani i protestës, këta janë 12 folësit

Deputeti Edi Paloka do të jetë i pari që do të mbajë fjalën në Konventën e PD-së ditën e sotme. Në Kuvendin Kombëtar nuk do të jenë vetëm deputetë ata të cilët do të flasin, por dhe qytetarë të thjeshtë, të cilëve iu janë cenuar të drejtat e tyre.

Politiko.al mëson se në konventë do të ketë 12 folës, 6 përfaqesues të PD dhe 6 njerëz të thjeshtë.

Deputeti demokrat Edi Paloka  do të hapë Konventën. Më tej fjalën do e marrë  Grida Duma, Enkelejd Alibeaj, Arben Ristani, Jorida Tabaku dhe kryedemokrati Lulzim Basha me fjalimin përmbyllës. Po ashtu dhe kreu i FRPD-së Belind KëlliÇi do të mbajë fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar.

Nga qytetarët e thjeshtë, do të ketë një përfaqësues i të përndjekurve politikë, një i pa punë, por dhe një qytetar i Kukësit, i cili mori pjesë në protestën kundër tarifës së lartë në “Rrugën e Kombit”.

Kujtojmë që mbledhja ishte parashikuar të niste në orën 10:00, por është shtyrë për disa minuta deri në mbledhjen e qytetarëve. /Politiko.al/ 

Të fundit