Flash News

KRYESORE

Nga Peleshi te Kodheli/ Cilët janë deputetët ‘memecë’ të sesionit të shkuar parlamentar, shumica të PS-së

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport mbi aktivitetin e sesionit parlamentar janar – korrik 2020, i zhvilluar në shumicën e periudhës nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të tërmetit (2019) dhe sidomos pandemisë COVID-19.

Mes shumë pikave, janë veçuar edhe emrat e atyre deputetëve që gjatë sesionit të shkuar nuk hapën gojën qoftë edhe një herë në foltoren e Kuvendit.

Sipas ISP, disa prej tyre ndodhen pothuajse gjithnjë në këtë listë dhe janë kryesisht deputetë që politikën e kanë angazhim të dytë, krahas biznesit privat apo angazhimeve të tjera prioritare, disa janë figura të njohura politike e publike që në kontrast me angazhimin në seanca, janë mjaft aktiv në mbledhjet në komisionet parlamentare ose në strukturat e tjera të Kuvendit.

Në listën e deputetëve me “0” diskutime bëjnë pjesë kryesisht deputetë të ardhur më 2019 në parlament, por edhe deputetë të njohur si Ulqini, Peleshi, Kodheli, Zeneli, etj, të cilët janë aktiv në jetën politike dhe në drejtimin e komisioneve parlamentare.

Në listë nuk mund të mos mungojnë disa prej deputetëve të njohur më shumë si biznesmenë sesa si deputetë, dhe që janë aty prej shumë mandatesh parlamentare, pavarësisht bilancit negativ në përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetin parlamentar.

Të fundit