Flash News

KRYESORE

Nga përgjimet e Bild te “avokatë” të Tahirit, deputetët e PS ‘harrojnë’ të shkuarën, sot kërkojnë shkarkimin e presidentit

Nga përgjimet e Bild te “avokatë” të Tahirit,

Parlamenti mblidhet sot pasdite për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës për ngritjen e Komisionit Hetimor sa i takon shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

PS kërkoi shkarkimin e presidentit pasi firmosi dekretin për anulimin e 30 qershorit, duke e cilësuar aktin ‘nul’ dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Pak orë para seancës, zbardhen edhe emrat e anëtarëve të komisionit nga PS, 9 në total, pesë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita parlamentare.

Nga PS anëtarë komisioni janë: drejtuesi i Komisionit Hetimor do të jetë deputeti socialist, njëherësh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Ndërsa anëtarët do të jenë Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni nga PS.

Megjithatë, edhe pse sot kërkojnë të ndëshkojnë sipas tyre një shkelje ligjore, emrat e mësipërm janë përfolur vazhdimisht në media si të përfshirë në përgjime, apo si ‘mbrojtës’ të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sot nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.

Konkretisht, Ulsi Manja doli në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild. Në momentin kur doli biseda e tij me Imer Lalën, Manja ishte në njësinë numër 11-të.

Klotilda Ferhati, Bashkim Fino u renditën ndër deputetët e PS që do të mbronin në komision hetimor ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, i akuzuar për trafik droge.

Alket Hyseni, është akuzuar nga PD për grabitje të tokave në për të ndërtuar resorte turistike me firmën e Edi Ramës, kur ka qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi.

Po ashtu, ai u përfol edhe kur iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha me fjalët “plak autik”. Pas përdorimi të këtij termi, pati reagime të shumta të ashpra nga përfaqësues të fëmijëve me sindromën Doën, psikologë, politikanë e nga shoqëria civile.

Seanca plenare/ Ja kush janë deputetët e mazhorancës që do të firmosin ‘fluturimin’ e Metës 

Të fundit