Flash News

KRYESORE

Nga policia apo Prokuroria? Klodiana Lala: Operacioni në Nikël u dekonspirua, si reagoi Durim Bami kur i hyri policia në banesë  

Nga policia apo Prokuroria? Klodiana Lala: Operacioni në Nikël u

Dalin detaje të reja nga operacioni në Nikël të Krujës, i kryer pak ditë më parë, përmes të cilit u shoqëruan disa persona të njohur për të shkuarën e tyre kriminale. Një ndër tyre ishte edhe Flamur Haka, i njohur i ‘Tuku’, apo Durim Bami.

Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala në një intervistë për ‘Kjo javë” në ‘News 24’ shprehet se operacioni mund të jetë dekonspiruar.

Nuk dihet se nga ka ardhur dekonspirimi sipas Lalës, por dyshimet më të forta janë nga punonjësit e policisë.

“Operacioni në rastin e Niklës mund të jetë dekonspiruar. Nuk dihet a nga policia apo nga prokuroria, por dyshimet më të forta janë nga punonjësit e policisë. Kjo për faktin se nga kontrolli në banesat e tyre nuk u gjet asnjë provë kundër tyre, ndërsa të shoqëruarit nuk bënë asnjë lloj rezistence. Nga burimet e mia, ishte një përgjim prej 6 muajsh, por nuk ka konkluduar me fakte konkrete”, u shpreh Lala.

Gazetarja tregon se ajo që ngriti edhe më shumë dyshime për dekonspirim aksioni është fakti se Durim Bami, i dënuar disa herë nga drejtësia, apo nga atentati i supozuar ndaj deputetit  Tom Doshit, nuk bëri asnjë lloj rezistence dhe shtëpia e tij ishte shumë e rregullt.

“Një burim i imi më tregoi se banesa e Durim Bamit  ishte e pastër, madje nuk kishte as edhe një batanije të lëvizur, madje ai vetë ishte i hapur për të vijuar kontrollin në banesë kur hyri policia”, tha Lala.

Të fundit