Flash News

KRYESORE

Nga politikanët te artistët: 12 personazhet e njohur shqiptarë që u bënë me fëmijë në 2017-n

Nga politikanët te artistët: 12 personazhet e njohur shqiptarë

[dropcap][/dropcap]Viti që lamë pas ka sjellë plot surpriza të bukura për disa personazhe publikë shqiptarë, përfshirë politikanë, aktorë, sportistë, këngëtarë e gazetarë.

Ndjesia e të qenit prind është e pazëvendësueshme. Politiko.al ju kujton dhe njëherë personazhet e njohur që përjetuan gëzimin më të madh të jetës së tyre.   

 

-Peshëngritësi Erkand Qerimaj u bë me djalë me 23 janar të këtij viti. Ai e quajti të birin Dijar, kompozim i fjalës dije, dijetar kuptimi.  “Unë do të edukoj që ta duash vendin tënd Shqipërinë etnike dhe flamurin shqiptar si e dua unë! Ta vlerësosh dhe respektosh si bëra dhe po bëj unë! Të luftosh deri në fund për të drejtat e tua dhe popullit tonë. Sepse dhe babai im Mehdi Qerimaj kështu me edukoi qe kur isha fëmije e tradita vazhdon! Na thërret zëri të parëve që lënë jetën për ketë tokë kundra pushtuesve të vendit! Obligim i yni është ta nderojmë Shqipërinë tonë të dashur!” qe shprehur Qerimaj ditën kur i biri erdhi në jetë.

-Aktorja e “Portokali” Delinda Zhupa, e cila u bë e njohur më shumë për rolin e Drejtoreshës së Tatimeve, solli në jetë një djalë me 20 shkurt. Delinda, pas lindjes së djalit u rikthye shumë shpejt në ekran

-Balerina e njohur dhe tepër e dashur për publikun, Lori Balaj u bë nënë për herë të parë me 22 shkurt. Ajo solli në jetë vajzën Elois, duke bërë baba për herë të parë dhe partnerin e saj Dj Oltin.

-Këngëtarja Adelina Ismaili solli në jetë një djalë me 18 prill. Për Adelinën dhe bashkëshortin e saj Val Krasniqi ardhja në jetë e djalit të tyre të parë ishte dhurata më e çmuar e vitit

-Shtatzënia e Majlinda Zekës ka qenë ndër më të përfolurat e vitit. E dashura e Majk solli në jetë djalin Roan në Maj të këtij viti. Ndonëse Majk qëndroi fillimisht larg mediave, muajt e fundit ai ka publikuar herë pas here foto me të birin duke i shprehur dhe dashurinë e pafund që ka për të

[ngg_images source="galleries" container_ids="55" display_type="photocrati-nextgen_basic_thumbnails" override_thumbnail_settings="0" thumbnail_width="240" thumbnail_height="160" thumbnail_crop="1" images_per_page="20" number_of_columns="0" ajax_pagination="0" show_all_in_lightbox="0" use_imagebrowser_effect="0" show_slideshow_link="0" slideshow_link_text="[Show slideshow]" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]

-Tuna Sejdini dhe Patris Berisha u bënë prindër me 2 maj. Këngëtarja solli në jetë Tian. Tuna gjatë këtyre muajve ka qenë aktive në rrjetet sociale duke publikuar herë pas here foto me të birin, i cili rritet dita-ditës.

-Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku solli në jetë në qershor dy vajzat e saj binjake Arba dhe Iris. Për deputeten Tabaku dhe bashkëshortin e saj, profesor të Ekonomisë, Saimir Sallakun lindja e dy vajzave ishte ndër gëzimet më të mëdha të tyr.e

-Moderatorja e emisionit “7 pa 5” Pranvera Borakaj u bë nënë me 25 shtator. Pasi u shfaq në mëngjes në ekranin e Vizion Plus, pas edicionit të lajmeve Pranvera përfundoi në maternitet.

-Gazetarja Ilva Tare, bashkëshorte e deputetit Eduard Selami solli në jetë djalin Thomas me 28 shtator të 2017-s, duke u bërë nënë për herë të dytë. Tashmë vajza e saj Melody ka dhe një vëlla.

-Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u bë baba për herë të tretë në shtator të këtij viti. Vogëlushin e pagëzuan me emrin Tom. Ka qenë vet Bushati ai i cili ka publikuar foton e dy fëmijëve të tij, ku mbanin në prehër djalin e vogël.

-Ballist Morina është bërë baba me 20 nëntor të këtij viti. E shoqja e tij solli në jetë një djalë të cilin e quajti Flamur. Marrë shkas dhe nga akti i tij, ngritja e flamurit kuq e zi në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

-Arta Marku, kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është bërë nënë këtë vit. Kujtojmë që Marku muajt e fundit ka qenë me leje lindje. Ajo iku drejt spitalit të Shkodrës, pasi bëri betimin në Parlament, më 18 dhjetor.

 

Të fundit