Flash News

KRYESORE

Nga politikanët te bukuroshet e ekranit, kush janë VIP-at që marrin pjesë në Maratonën e Tiranës

Nga politikanët te bukuroshet e ekranit, kush janë VIP-at që

Edhe pak ditë na ndajnë nga eventi më i njohur sportiv, Maratona e Tiranës, ndërsa sot shënohet edhe afati i fundit për t’u bërë pjesë e këtij edicioni.

Mësohet se deri tani janë regjistruar për të marrë pjesë rreth 2500 persona, mes tyre edhe emra të njohur të ekranit dhe jetës politike.

Pjesëmarrës në këtë edicion nuk kishte si të mungonte fituesja e medaljes së artë në garën e 3000 metrave në Tarragona, Luiza Gega.

Po ashtu, kanë spikatur edhe emra të politikës si zv.ministrja e Financës dhe e Ekonomisë, Albana Shkurta, apo prezantueset e njohura të ekranit si Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola.

Maratona e Tiranës pritet të mbahet më 7 tetor.

Të fundit