Flash News

KRYESORE

“Nga Presidenti më i mirë, tek fatkeqësi që e kemi”; si kanë ndryshuar qëndrimet e mazhorancës për kreun e shtetit

“Nga Presidenti më i mirë, tek fatkeqësi që e

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm nga ana e Presidentit Ilir Meta, ka rikthyer përplasjet mes mazhorancës dhe presidencës.

Të enjten, Rama e cilësoi vendimin e kreut të shtetit si “jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm”, ndërsa në një postim të dytë do të shkruante: “Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X...Oh çfarë marre!”.

Nga ana e tij, Meta do të shprehej të premten përmes një postimi duke cilësuar, ndër të tjerash, si gabim fatal të sulmosh Presidentin.

Ky qëndrimin i kreut të shtetit nxiti reagimin e kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në Twitter, Rama u kërkonte qytetarëve që këtë qëndrim të kreut të shtetit të mos e marrin seriozisht, ndërsa Balla jep shenja “pendese” që mazhoranca votoi për zgjedhjen e Metës në postin e Presidentit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, shkruante se “Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një president i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat në dispozicion dhe pa PD në salle, ishte e vetmja zgjedhje për te mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”.

Por, në muajin Maj, Rama dhe socialistët kishin tjetër mendim për kreun e shtetit. Në një intervistë për Abc News, Rama do ta vlerësonte Metën si “Presidenti më i mirë që kemi pasur deri më tani”.

Duket se standardi që po ndjek shumica qeverisëse për vlerësimin e institucioneve që nuk janë në kontrollin e saj lidhet me qëndrimet që drejtuesit e tyre mbajnë. Kur janë në favor të mazhorancës cilësohen si “më i mirë që kemi pasur”, ndërsa kur qëndrimin nuk ju shkon përshtat etiketohet si “fatkeqësisht”.

 

Të fundit