Flash News

KRYESORE

Nga prilli bashkë me faturën e dritave edhe taksa për banesën. Sa do paguajmë

Nga prilli bashkë me faturën e dritave edhe taksa për

Duke filluar nga data 1 prill, fatura e dritave mund të jetë së bashku me taksën e pronës, e cila do të përllogaritet sipas një mënyrë të re që merr për bazë vlerën e objektit dhe jo sipërfaqen.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po merret me procedurat dhe në fund të muajit mars do të merret një vendim përfundimtarë.

“Në një prill do të nisë me metodologjinë e re, nivelin e ri, taksimi i ndërtesave, i pronës sic i referoheni ju, në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë patjetër një agjent, që ne mendojmë të jetë OSHEE-ja”, ka deklaruar ministri Arben Ahmetaj, disa ditë më parë.

Qeveria mund të vendosë që për disa bashki si ajo e Tiranës, taksa e pronës për bizneset të mblidhet përmes faturës së ujit. Kjo taksë përmes faturës së ujit mblidhet në të gjithë vendin.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Të fundit