Flash News

KRYESORE

Nga prindërit, te bizneset që lejohet të punojnë: Kush do të përfitojë nga paketa e dytë ekonomike

Nga prindërit, te bizneset që lejohet të punojnë: Kush do

Ministri për Rindërtimin nga tërmeti dhe koordinatori për situatën nga COVID-19, Arben Ahmetaj tregoi në “Opinion” se po diskutohet paketa e dytë ekonomike në ndihmë të qytetarëve. “Është duke u diskuuar. Po diskutohet me detaje mundësia, burimet, por sigurisht që është dinamike”, tha Ahmetaj.

Ministri deklaroi se po sihet mundësia që të përfshihen disa kategori të tjera qytetarët që do të përfitojnë nga paketa. Ai tha se do të përfshihen prindërit që duhet të punojnë, por kanë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë mundësi t`i dërgojnë në koptshe e shkolla. Për herë të parë Ahmetaj deklaroi se do të përfshihen në këtë paketë edhe bizneset e lejuara të punojnë, por që nuk gjenerojnë të ardhura për shkak të situatës.

“Por një gjë po ju them. Sot është data e fundit që mendohet që këtu do jetë informacioni i fundit bazë që do merret për listëpagesat”, tha Ahmetaj duke iu referuar deklaratave të bizneseve. Lidhur me mundësi abuzive nga ana e bizneseve, Ahmetaj u shpreh: “Jemi duker skanuar ndërmarrjet që heqin njerëz dhe deklarojnë të njëjtin nivel pune. Në këtë rast hyn në krim tatimor, në gjobë për punonjësit. Historia nuk është e thjeshtë për çdo lloj manipulatori”.

Të fundit