Flash News

KRYESORE

“Nga protesta ka mbetur një karikaturë”, deputetja i përgjigjet Spiropalit: Studentët u fyen me etiketime

“Nga protesta ka mbetur një karikaturë”, deputetja i

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur deklaratës së një dite më parë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, kur tha se “nga protesta ka mbetur një karikaturë”.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Mehmetaj ka mbajtur një qëndrim kritikues ndaj ministres, e cila e ka konsideruar protestën e ditëve të fundit të studentëve, karikaturë me angazhim të drejtpërdrejtë të partive politike.

“Kjo është një gamë e madhe fyerjeje ndaj studentëve, edhe pse askush nuk e ka marrë mundimin t’i takojë e për t’i nxjerrë nga salla, se nuk janë në lartësinë e komunikimit imagjinar 3D të kryeministrit, madje dalin me vendime qesharake saqë shpikin salla të reja leksionesh, kur qartazi ligji përcakton se ku zhvillohet mësimi. Studentët etiketohen dhe denigrohen. Mendoni për dëmin që u shkaktohet studentëve, ndaj distancoheni nga qëndrimet kundër tyre dhe të merrni në dorë fatin dhe zgjidhjen e kësaj situate duke hapur diskutim më të gjerë mbi arsimin e lartë”, u shpreh Mehmetaj.

Çfarë deklaroi Spiropali:  

Ajo qe ka mbetur nga protesta është karikaturë e protestës me angazhimin e LSI, PD dhe Sali Berishës. Janë disa segmente me tituj të pamerituar. Kjo është një shfaqje ekstreme e brutalitetit të një opozite pa lidership. Pjesa më e madhe e fakulteteve dhe universiteteve janë çliruar nga grupe që kanë marrë peng universitetin.

Të fundit