Flash News

KRYESORE

Nga protesta para Komisariatit të Policisë, aktorët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nuk mund të na mbajë peng një i papërgjegjshëm

Nga protesta para Komisariatit të Policisë, aktorët

Aktorët e Teatrit Kombëtar i janë bashkuar sot në mbrëmje protestës së banorëve të Kukësit që kërkojnë lirimin e familjarëve të tyre. Ata janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, aty ku qëndrojnë prej 24 orësh dhe kanë kërkuar largimin e Edi Ramës.

Aktori Arben Derhemi u shpreh se shqiptarët kanë sot një kryeministër të papërgjegjshëm, ndërsa u kërkoi edhe qytetarëve të tjerë të bashkohen me ta.

“Arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj proteste është një vetme. Shqiptarët kanë një problem të madh, një kryeministër të papërgjegjshëm dhe një qeveri të papërgjegjshme. Nuk e kuptoj pse ka kaq pak njerëz këtu, tani duhet të ishte e gjithë Tirana këtu. Këtyre i dhemb shpirti për familjarët që ia kanë arrestuar pa të drejtë, dikujt i djeg shpirti për kullat që do ndërtohet diku. Një person po na mban varur të gjithë shqiptarët, ai është kryeministri Rama, i themi t’i vërë gishtin kokës, dhe të largohet. Sepse është një njeri pa personalitet. Në rast se këta njerëz ai i ka quajtur barbarë, këta njerëz që mbrojtën të gjithë shqiptarët, atëherë edhe unë jam barbar”, ka thënë i irrituar Derhemi.

Aktorët e Teatrit Kombëtar protestuat gjithashtu gjatë pasdites së sotme para ndërtesës, e cila është projektuar për t’u shembur nga kryeministri Rama.

Të fundit