Flash News

KRYESORE

Nga puna në palestër te vizitat në dy shtete në Ballkan; të reja nga e kaluara e vrasësit në Zelandën e Re

Mediat vijojnë të zbardhin detaje të reja për autorin e vrasjes së 49 besimtarëve në një xhami në Christchurch ne Zelanden e Re. CNN raporton se Brenton Harrison Tarrant vizitonte shpesh Pakistanin, Turqinë dhe Bullgarinë, mirëpo në komunitet ai kurrë nuk kishte shfaqur shenja ekstremizmi.

Për më tepër, që 29-vjeçari nuk ka qenë asnjehere i proceduar penalisht në Zelandën e Re apo në Australi, ose i dyshuar për ndonjë vepër penale. Është zbuluar po ashtu së në fund të viteve 2000, Tarrant ka punuar edhe si instruktor palestre në një qendër fituesi në qytetin Grafton.

Menaxherja e palestreës, Tracey Grey e përshkruan atë si një person të zakonshëm që nuk kishte shfaqur ndonjëhere sjelle jo normale.

"Nuk mund ta besoj se dikush me të cilin ndoshta kam pasur marrëdhënie të përditshme, do të ishte në gjendje të bënte diçka kaq ekstreme", sqaroi Grey që mendon se radikalizmi i ish-punonjësit të saj mund të ketë ndodhur në vitet 2010, kur ai shkonte shpesh në Europë dhe Azi.

Të fundit