Flash News

KRYESORE

Nga punonjësit, te ish-ministri gjerman e familja, i vetmi që nuk falenderon Bushati është Edi Rama

Nga punonjësit, te ish-ministri gjerman e familja, i vetmi që nuk

Ish-ministri Ditmir Bushati, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, falenderoi të gjithë stafin e tij në ministri, bashkëpunëtorët si dhe në veçanti ish-homologun gjerman e familjen.

Mirëpo, mes personave që falenderoi, mungoi Edi Rama, duke ngjallur dyshime për një ndarje jo miqësore me kryeministrin.

Pjesë  nga fjala e Bushatit:

Falenderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, duke filluar nga zv. ministrat, sekretarët e Përgjithshëm, drejtorët e Përgjithshëm, drejtuesit diplomatik, punonjësit e palodhur të Gardës dhe personelin mbështetës.

Orët e mia të gjata të punës janë ndarë me kabinetin tim në ngushtë, i cili për mua me vullnetin, përgatitjen e patriotizmin përfaqësojnë vlerat më të mira të rinisë shqiptare. Jam i sigurtë që secili prej tyre do të jetë aset kudo që do të kontribuojnë.

Për një falenderim të fundit do ndihmonte një rrëfim personal i  ish-kolegut tim të çmuar dhe presidenti aktual gjerman Frank-Walter Steinmeier.

“Ministri i Jashtëm është i munguar i madh, i mugon ekipit të ministrisë në përditshmëri, i mungon përditshmërisë politike, i mungon familjes së tij". Dëshiroj t’i falenderoj për përkushtimet e tyre gjatë mugesave të mia, dhe fundjavave të humbura në Blackberry dhe iPhone.

Të fundit