Flash News

KRYESORE

 “Nga Qytetarët të Oligarkët”, Shehaj ‘pagëzon’ paketën fiskale të qeverisë: Kanë interes t’i mbajnë taksat e larta për të vjedhur

 “Nga Qytetarët të Oligarkët”, Shehaj

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar sa i takon prezantimit të paketës fiskale të qeverisë për vitin e ardhshëm. Në një postim në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se Ahmetaj tallet me qytetarët pasi 1 mijë lekë në muaj është ulja mesatare e taksave dhe vlen vetëm për individët që e kanë rrogën nga 130.000 në 150.000 në muaj.

“Pasi Rama vendosi të rrisë taksat nga 10% me 23 %, dyfish më shumë se gjithë vendet e rajonit, tani ka vendosur t’u ofrojë një lëmoshë.

Sipas Paketës Fiskale "nga Qytetarët te Oligarkët", tatimi 23 % do vendoset për pagat mbi 150 mijë lekë.

Ata që marrin pak më shumë se 1000 euro në muaj do kursejnë vetëm 1 mijë lekë në muaj mesatarisht”, thotë Shehaj.

Deputeti demokrat shkruan më tej se mbi 100 euro do të ishte përfitimi për këta qytetarë nëse do aplikohej taksa e sheshte prej 9% teksa shton se këta kanë vetëm interes, ti mbajnë taksat të larta për të vjedhur ato fonde, në bashkimin me Oligarkët, përmes PPP-ve dhe koncesioneve korruptive.

Postimi i plotë

Ahmetaj tallet me qytetarët. 1 mijë lekë në muaj është ulja mesatare e taksave dhe vlen vetëm për individët që e kanë rrogen nga 130.000 në 150.000 në muaj.

Pasi Rama vendosi te rrisë taksat nga 10% me 23 %, dyfish më shumë se gjithë vendet e rajonit, tani ka vendosur t’u ofrojë një lëmoshë.

Sipas Paketës Fiskale "nga Qytetarët te Oligarkët", tatimi 23 % do vendoset për pagat mbi 150 mijë lekë.

Ata që marrin pak më shumë se 1000 euro në muaj do kursejnë vetëm 1 mijë lekë në muaj mesatarisht.

Mbi 100 euro do të ishte përfitimi për këta qytetarë nëse do aplikohej taksa e sheshte prej 9%.

Ky përfitim është shumë herë më i madh sesa ofron sot Rama dhe Ahmetaj me 1 mijë lekë.

Keta kanë vetëm interes, ti mbajnë taksat të larta për të vjedhur ato fonde, në bashkimin me Oligarkët, përmes PPP-ve dhe koncesioneve korruptive.

Të fundit