Flash News

KRYESORE

Nga rikthimi i opozitës te dy dekretet e Metës, çfarë pritet të ndodhë sot brenda dhe jashtë Parlamentit

Nga rikthimi i opozitës te dy dekretet e Metës, çfarë

Sot pritet të jetë një ditë e ngjeshur me zhvillime politike.

Kjo e enjte nuk do të jetë e zakonshmja e muajve të fundit për Kuvendin e Shqipërisë, pasi sot është paralajmëruar rikthimi dhe thyerja e bojkotit nga ana e opozitës së bashkuar.

Vendimi u bë publik të martën, duke e argumentuar rikthimin për të shqyrtuar dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2019.

Rikthimi i këtij dekreti për shqyrtim në Kuvend është një nga 20 pikat e parashikuar në rendin e ditës, që pritet të prodhojë më shumë debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Po ashtu, një tjetër dekret i parashikuar është edhe ai “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Nga ana tjetër, një pikë tjetër e ‘nxehtë’ është edhe protesta e studentëve, të cilët sot kanë parashikuar të protestojnë para godinës së Parlamentit, ashtu si edhe një javë më parë.

Të fundit