Flash News

KRYESORE

Nga roje në Ambasadën Shqiptare në Athinë, te trafiku i kokainës nga Kolumbia, zbulohet aktiviteti i Eftimiu Eftimius

Nga roje në Ambasadën Shqiptare në Athinë, te trafiku i

Është zbuluar aktiviteti i Eftimiu Eftimius, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit ditë më parë. Mësohet  se Eftimius ka shërbyer si roje në Ambasadën shqiptare në Athinë, ish-efektiv i forcave speciale greke, ndërsa në vitin 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit, shkruan Ora News.

Eftimius po ashtu ishte pjesëtar i një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi. Rasti u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij. Në një tjetër rast, Eftimiu u akuzua bashkë me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për trafik kokaine.

Burime të Policisë së Tiranës konfirmojnë akuzat për 43-vjeçarin, të ardhura nga oficerët grekë të Antidrogës. Operacioni i koduar “Themis”, u ndoq edhe nga DEA amerikane, por Eftimiu tha në gjykatën greke se kokainën e kishte për përdorim personal.

Me tej Eftimiu mbajti lidhje me grupet kriminale shqiptare. U akuzua për trafik droge nga aeroportet “Elefteros” dhe “Venizelos”.

Burime nga grupi hetimor në Policinë e Tiranës bëjnë me dije se vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ardhur për hakmarrje dhe për ngjarjen që kanë lidhje me trafikun e drogës.

Të fundit