Flash News

KRYESORE

Nga Rozana Radi te Gulielm Radoja, presidenti Nishani jep dekoratën “Mjeshtër i Madh” për 25 artistë shqiptarë

Nga Rozana Radi te Gulielm Radoja, presidenti Nishani jep dekoratën

Presidenti Bujar Nishani është në fund të mandatit dhe siç ka ndodhur edhe me paraardhësit e tij, kjo periudhë është përdorur për të dekoruar emra të mëdhenj, por edhe të rinj, në artin shqiptar.

Nishani u ka dorëzuar dekoratën “Mjeshtër i Madh” 25 këngëtarëve dhe aktorëve që kanë kontribuar përgjatë viteve, ndërsa në listë ka edhe nga ata që janë në kulmin e karrierës dhe jo në fund të saj.

Dekorata u është dorëzuar edhe familjarëve të artistëve që sot nuk jetojnë më: Kujtim Laro, Zef Shiroka, Elida Cangonji, Vasillaq Vangjeli, Shehri Mita dhe Albert Verria.

Dekoratë kanë marrë edhe disa artistë që janë në kulm të karrierës së tyre: Rozana Radi, Julian Deda, Aurela Gaçe, Eli Fara dhe Gëzim Myshketa.

Të dekoruarit:

Eli Fara, Frederik Ndoci, Rita Kacarosi (Gjeka), Eva Alikaj, Gulielm Radoja, Kujtim Çashku, Kujtim Laros (pas vdekjes), Viktor Zhusti, Xhevdet Feri, Aurela Gaçe, Zef (Bep) Shirokës (pas vdekjes), Gjergj Xhuvani, Elida Cangonjit (pas vdekjes), Matilda Makoçi, Redon Makashi, Rozana Radi, Vasillaq Vangjelit (pas vdekjes), Shehri Mitës (pas vdekjes), Albert Verrisë (pas vdekjes), Gëzim Myshketa, Julian Deda, Vjoleta Zefi, Ndriçim Kazazi, Abaz Hado, Palok Gjergji.

Të fundit