Flash News

KRYESORE

Nga rregullimi i papionit e deri tek rrëzimi nga skena, momentet më epike të Rami Malek në 'Oscars'

Është e drejtë të thuhet që jo çdo kritik ka shijuar biografinë e Freddie Mercury në filmin 'Rhapsody Bohemian'. Në të vërtetë, nuk jemi të sigurt që ndonjë kritik e ka bërë, të paktën, jo ndonjë që kemi lexuar. Por publiku e donte atë dhe po kështu edhe njerëzit që dhanë çmime "Oscars" nuk ishin të ndryshëm, Rami Malek fitoi çmimin si aktori më i mirë për performancën e tij, pa dyshim mbresëlënëse si Freddie Mercury. Por jo vetëm që u shpall aktori më i mirë, por Rami ishte kryefjala e mbrëmjes me momentet e tij epike. 4 janë ato që kanë tërhequr vëmendjen dhe po e nisim me kollaren (papionin qe kishte në veshjen e tij). Papioni i tij Lady Gaga i rregullon papionin Rami-t. Njerëzit u përpoqën vërtetë shumë për të rregulluar papionin e tij. Që në momentin që ai parakaloi në tapetin e kuq e deri kur doli të marrë çmimin. Ata vërtetë u munduan. Dhe sërish... Por... siç e shihni, pavarësisht përpjekjeve papioni i aktorit ishte e "pabindur". Fjalimi i tij Rami ndan rëndësinë e fitimi të çmimit në 'Oscars' si brezi i parë amerikan, duke portretizuar jetën e një ylli roku emigrantësh, që jetonin jetën në një mënyrë jo të avancuar. Kjo puthje Pse nuk ka një çmim edhe për puthjen më të bukur? Momenti i shampanjës Rami, duke festuar fitimin e "Oscar"me një lumë shampanjë. Ohh dhe ky komenti.... 'Mirëëë... Unë jam i lumtur që Rami Malek ka identifikuar "Bohemian Rhapsody si një film rreth një njeriu homoseksual. Shpresoj që dikush ua ka thënë këtë skenaristëve. Dhe shpresojmë që ai është mirë pas kësaj (jemi të sigurte që është mirë). "Rami Malek u trajtua nga profesionistët e ndihmës së shpejtë pasi u rrëzua nga skena në fund të ceremonisë."

Të fundit