Flash News

KRYESORE

Nga rritja e taksave tek orët shtesë në punë, shtetet e Europës ku po protestohet kundër qeverisë

Nga rritja e taksave tek orët shtesë në punë, shtetet e

Gjatë ditëve të fundit, kanë kulmuar protestat në shumë qytete të Europës, pasi qytetarët janë ngritur për të kundërshtuar ligje që iu cënojnë të drejtat apo iu ndikojnë negativisht mënyrën e të jetuarit.

Në Shqipëri, prej 12 ditësh vijon protesta e studentëve, të cilët kërkojnë kushte më të mira për arsim dhe tarifa më të  ulta. Ata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama 8 kërkesa dhe kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen derisa këto kërkesa të plotësohen. Protestues të tjerë që vijojnë qëndresën janë banorët e “Astirit”, të cilët dalin çdo ditë në rrugë, prej më shumë se një muaji, për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja. Protesta janë zhvilluar edhe për çmimin e naftës, për kushtet e punës së minatorëve të Bulqizës dhe bizneset e vogla që kërkonin ulje taksash, etj.

Në Francë gjithashtu, prej ditësh protestojnë “jelekët e verdhë” për uljen e çmimit të naftës. Protesta u përshkallëzua deri në atë pikë sa nuk i lanë rrugë tjetër presidentit Emmanuel Macron veçse të pezullonte vendimin për të paktën 6 muaj. Por, protestuesit nuk ndalen. Ata vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e Macron.

Hungarezët protestuan kundër të ashtuquajturit “ligj skllavërie” para Parlamentit këtë javë. Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Budapestit të mërkurën, të enjten dhe të premten në mbrëmje, pasi Parlamenti miratoi një projekt-ligj që lejon punëdhënësit të kërkojnë 400 orë punë jashtë orarit nga punonjësit, çdo vit. Për më tepër, punëdhënësit do të jenë në gjendje të marrin deri në tre vjet kohë për të paguar kompensimin për punën jashtë orarit.

Në Serbi, mijëra demonstrues kanë dalë në Beograd për të protestuar ndaj një goditje të pretenduar nga qeveria serbe mbi partitë e opozitës dhe mediat. Protestuesit shprehen se Presidenti Aleksandar Vuçiç mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në kushte të manipuluara.

Të fundit