Flash News

KRYESORE

Nga “Rruga e Kavajës” te "4 Dëshmorët", zonat që do mbeten 5 orë pa drita sot në Tiranë

Nga “Rruga e Kavajës” te "4 Dëshmorët",

Disa zona të Tiranës do të mbeten sot pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për pesë orë nuk do të ketë drita në disa zona në kryeqytet për shkak të punimeve që do kryhen në kabina.

“Për shkak të punimeve që do kryhen në kabinat “2 R construksion” dhe "Thanas Ziko", në datën 25 mars gjatë intervalit kohor 09.00-14.00 do të mbeten pjesërisht pa energji zonat përreth rrugëve:

“Kel Kodheli", “Rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike, “Thanas Ziko", “Dervish Hekali" dhe "4 Dëshmorët"”, sqaron OSHEE.

Të fundit