Flash News

KRYESORE

Nga sëmundjet tek bukuria, përfitimet që merren nga shurupi i trëndafilit

Nga sëmundjet tek bukuria, përfitimet që merren nga shurupi i

Në mjekësinë popullore, shurupi i trëndafilit konsiderohet si ilaçi i shumë sëmundjeve, përfshirë mëlçinë, zorrën dhe veshkën.

Shurupi i trëndafilit gjithashtu ka veti mjaft të mira në reduktimin e stresit dhe lodhjes fizike e mendore.

Ndërkohë ky lloj lëngu, jep rezultate të jashtëzakonshme edhe për lëkurën dhe bukurinë. I jep lëkurës vitalitet dhe hidratim.

Shurupi i trëndafilit këshillohet të konsumohet në ditët e nxehta  të verës pasi i jep trupit shumë freski.

Përgatitja:

  1. Tri të katërta e enës me vëllim prej 5 litrash mbushni me petale trëndafili.
  2. Shtoni 4 kg thartirë limoni, mbushni me ujë pothuajse deri në grykë. Mbuloni me pjatë, ose me kapak.
  3. Lërini dhjetë ditë në diell. Kullojeni.
  4. Shtoni sheqer po aq kilogram saç keni dhe ujin.
  5. Përzieni dhe lini të qëndrojnë në enë të mbuluar derisa sheqeri të shkrihet.
  6. Shurupin hidheni në shishe qelqi dhe mbylleni mirë.

Përdorni vetëm trëndafila të kopshtit tuaj, përkatësisht ato që nuk janë spërkatur me pesticide.

 

Të fundit