Flash News

KRYESORE

Nga shëndeti i syve tek mbrojtja e gjymtyrëve, 10 arsye përse duhet të konsumoni shalqi

Nga shëndeti i syve tek mbrojtja e gjymtyrëve, 10 arsye përse

Fruti i shalqirit është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibra.

Përfitimet që njeriu merr nga shalqiri janë të mëdha, ndaj duhet të siguroheni që ta keni në tryezën tuaj.

Këto janë 10 përfitimet shëndetësore që vijnë nga shalqiri:

Shëndeti i zemrës

Shalqiri është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët

Shalqiri përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqirit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqiri përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës

Ngrënia e shalqirit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve

Një racion me shalqi plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Rreth 92 përqind e përmbajtjes së shalqirit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e lëkurës

Shalqiri përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më shumë energji

Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.Shalqiri përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak

Niveli i glicemisë tek shalqiri është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqiri është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Të fundit