Flash News

KRYESORE

Nga shezlongu ‘me vrap’ në Presidencë, Meta pret delegacionin e lartë nga SHBA që i kërkon fakte

Nga shezlongu ‘me vrap’ në Presidencë, Meta pret

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndërprerë pushimet në Gjirin e Lalzit dhe ka ardhur në Tiranë për të pritur një delegacion të Senatit të SHBA-së, të kryesuar nga Senatori Roy Blunt.

Ky delegacion, sipas Presidencës, po zhvillon një vizitë pune faktembledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor, por nuk sqarohet se për çfarë çështjeje po kërkohen faktet.

Sa i përket takimit, Kreu i Shtetit shqiptar dhe senatorët amerikanë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon.

Bashkëbiseduesit vlerësuan vizitën në Malin e Zi të Zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Të fundit