Flash News

KRYESORE

Nga Shpëtim Gjika te tokat në bregdet, cilat janë dosjet e ‘nxehta’ që ka hetuar Albert Kuliçi

Nga Shpëtim Gjika te tokat në bregdet, cilat janë dosjet e

Makina e prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë, Albert Kuliçi është hedhur në orë gjatë orëve të natës së mbrëmshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’, teksa makina tip ‘Volsvagen’ ka qenë e parkuar pranë banesës së prokurorit.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Kjo ngjarje dyshohet se është e qëllimshme pasi prokurori Kuliçi ka hetuar dosje të ndryshme dhe të ‘nxehta’ të qytetit bregdetar si dosje penale, për ngjarje të rënda kriminale, apo për konfliktet e pronave në bregdet.

Kuliçi ka kërkuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve, ndërtim të paligjshëm dhe veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës. Bashkë me të u arrestuan edhe  zyrtarë të pushtetit lokal në Vlorë.

Po ashtu, prokurori ka shqyrtuar edhe dosje për pronat në bregdet.

Një muaj më parë, biznesmeni Pëllumb Petritaj, njeriu që është përfshirë në disa procese gjyqësore në Vlorë, për tjetërsimin e pronave në bregdet, u riarrestua pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj.

Petritaj, së fundi po përballet me një proces gjyqësor për akuzën falsifikimit të dokumenteve, duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit.

Të fundit