Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Nga shtëpia tek ETC, grosisti i naftës dhe deri tek efendikoi i Farkës’, Bojaxhi i përgjigjet Erion Veliajt
Gjergj Bojaxhi i është përgjigjur deklaratave që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hodhi ndaj tij të enjten në emisionin ‘Opinion’.
Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Bojaxhi thotë se “përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i bën identitetin e Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltë mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët”.
Më tej, Bojaxhi i përgjigjet katër deklaratave që Veliaj adresoi ndaj tij.
Postimi i plotë i Gjergj Bojaxhi
VELIAJ NXORI IDENTITETIN E TIRANES NE ANKAND DHE KJO ESHTE NUK ESHTE ÇMENDURI POR KRIMINALE.
Përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i ben identitetin e Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltq mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët.
Dhe gënjeshtrat e Z. Veliaj vazhdojnë ……..
Shpifja 1. “Kam shtepi tek ETC” – une sot nuk banoj tek ETC dhe nuk kam pronesi tek ajo godine. 2-3 vitet e para pas kthimit tim nga SHBA (2006-2009) kam jetuar aty me familjen time. Por nuk e kuptoj pse fakti se ku banon një qytetar të jep apo të heq të drejtën e mendimit për të ardhmen e qytetit. A mund të na e thotë Z. Veliaj se ku duhet të jetojmë që të kemi të drejtë morale për të folur për masakrën që po i bëhet Tiranës?
Shpifja 2- “Grosisti më i madh i naftës në vend” – Fjala jote në vesh të perëndisë, por nuk jam dhe nuk kam qenë ndonjëherë grosisti më i madh i naftës në Shqipëri. Në fakt, me shumë mundësi arsyeja që nuk jam është sepse shpenzoj kaq shumë nga koha ime me problemet, shqetësimet publike që ju dhe shokët tuaj në politikë na shkaktoni në mënyrë të vazhdueshme. Por nqs do të kisha qenë do të ishte një gjë e mirë pasi jo vetëm që financiarisht do isha më mirë, por edhe do të kontribuoja edhe më shumë personalisht nga c’jam duke dhënë në luftën kundër këtij sistemi korruptiv që po betonizohet në Shqipëri. Sigurisht do të ishte më mirë edhe për qytetarët pasi do eliminohej evazioni fiskal, produktet pa standart cilësie, kontrabanda etj. Fatkeqësisht për qytetarët, Z. Veliaj, si shërbyes i kësaj elite që tashmë nuk është më thjesht korruptive, por po shndërrohet edhe në një elitë kriminale, po I jep leje kullash pikërisht ketyre “grosistëve” duke I ndihmuar të legjitimojnë të ardhurat e evazionit dhe kontrabandës.
Shpifja 3 – “Ndotja e bregdetit me naftë” – përveç që kam marrë pjesë si vullnetar në nisma të ndryshme për të pastruar bregdetin nga mbeturinat, nuk e di se si mund ta kem ndotur bregdetin me naftë. Në 7 vite që punoj në sektorin privat, nuk kam bërë kurrë import apo transport anije me naftë, në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër. Mos hezito të na tregosh qoftë një dokument të vetëm ku ka ndodhur ajo c‘farë pretendon. E ke gjithë shtetin në gadishmëri për të pasur fakte prandaj mos fol sikur je anëtar i shoqërisë civile me informacione por pa dokumenta/fakte.
Shpifja 4 – “Efendikoi me i madh sot në Farkë” – Gënjeshtra tjetër e radhës nga Veliaj. Me siguri kanë qeshur me lot komshinjtë e mi këtu në katund, pasi edhe katundari më i këputur në Farkë ka më shumë tokë se unë. Sidoqoftë nuk e di se si kjo gjë përbën çështje publike për diskutim apo të tregojë diçka negative rreth meje? Për referencë në vitin 2002 kur ende punoja e jetoja në SHBA kam blerë tokë në Farkë me sipërfaqe 3,849 m2 dhe vlerë rreth 12,000 USD. Në atë periudhë Farka nuk kishte as zhavorr në rrugë, le më asfalt që nuk bëhej fjalë dhe ironikisht, nuk ngeli njeri I afërt pa më kritikuar pse e bleva tokën në atë “humbëtirë”. Çuditerisht pas 15 vjetesh vazhdoj të kritikohem për këtë tokë ku edhe banoj. Por kësaj rradhe nga vetë kryetari i bashkisë pasi pronësia e kësaj toke nuk I bën të moralshme mendimet dhe qëndrimet e mia për zhvillimin e qytetit. Pse?
Kam lindur në Tiranë dhe e dua qytetit tim; fakti që qyteti im i fëmijërisë dhe kujtimeve rinore është shpërfytyruar nga paraardhësit e tu, e tashmë edhe nga ty, më ka detyruar të gjej një zgjidhje të sforcuar dhe me kosto për mua dhe familjen time. Nuk e kuptova mirë akuzën apo përpëlitjet tuaja në këtë pikë, por po e dëmtoj unë shoqërinë këtu ku jetoj apo ju duke thelluar betonizimin dhe problemet e Tiranës? Mos kjo zgjedhje banimi që kam bërë më heq të drejtën të mos kujdesem më për qytetitin tim? Me këtë llogjikë, meqë të gjithë jetojmë në një apartament apo shtëpi askush nga ne nuk ka të drejtë të kritikojë apo të ngrejë shqetësime për zhvillimet e qytetit?
Sado që të përpiqet politika e sotme dhe makineria e propagandës me mercenarët e saj do vazhdoj të flas për problemet me të cilat përballet qyteti dhe vendi im pasi e konsideroj se është detyrë e çdo qytetari ta bëjë këtë gjë. Përpjekjet e dështuara për të më portretizuar si të pasur apo ku e di se cfarë janë dëshpëruese në shumë drejtime. E para nuk jam I tillë, pavaresisht se nuk do kishte asgjë të keqe të isha dhe se mendoj që ata njerëz që duke respektuar ligjin arrijnë të kenë sukses financiar në jetë duhet të jenë edhe shembuj frymëzimi për të tjerët dhe jo të linçohen si kulakë. E dyta, duke hedhur baltë mbi qytetarët aktivë, mbi gazetarët që skanë arritur ti blejnë me skemën e patronazhit që kanë krijuar, po tregon qartë që synimi i klasës politike që përfaqësojnë është të nënshtrojë dhe shantazhojë cdo element alternativë që prodhon shoqëria. Kjo, pasi sistemi politik dhe ekonomik që po instalohet nuk mund të mbijetojë në kushtet e një oponence të vërtetë. Por qartazi ne jetojmë në një vend ku kryetari i bashkisë gazetarëve që kanë pyetje të “rrezikshme” i afron terapi dhe jo përgjigje ndërsa atyre që mendojnë se e ardhmja e qytetit duhet ndërtuar duke respektuar trashëgiminë e qytetit dhe jo duke e shkatërruar atë i numëron pllakat e shtëpisë.
Por për t’ju rikthyer temës së vërtetë që kryetari bashkise u përpoq aq shumë ti shmangej në debatin me gazetarët, por që është kaq e rëndësishme për cdo qytetar që ka investuar jetën në këtë qytet, pyetja themeltare nga gazetarët mbeti pa përgjigje: Si mund të rregullohet cilësia e jetës në Tiranë duke ndërtuar dhe betonizuar më shumë qendrën e qytetit? Pergjigjja deri tani nga bashkia me vepra ka qënë: betonizimin e qytetit do e shërojmë duke e betonizuar edhe më shumë Tiranën.
Sheshi Skënderbej si dhe aksi i bulevardit dhe zonat rreth tyre jane jo thjesht zona monumentale të shpalluara ndër vite që i japin identitetin Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë por janë edhe qendra e botës shqiptare. Pikërisht kjo simbolike e bën këtë zonë edhe pronën e paluajtshme me vlerën më të lartë financiare në Tiranë. Kjo është arsyeja kryesore e përpjekjes që po bëni për të betonizuar këtë zonë me kulla. Kjo është edhe arsyeja pse këto leje për betonizimin e qendrës po jepen duke anashkaluar procedurat e Planit Urbanistik të Tiranës dhe duke shkelur parametrat urbanë të qytetit, si edhe pa konkurse ndërkombëtare.
Sot identiteti i Tiranës dhe zemra e botës shqiptare është nxjerrë në ankand nga Veliaj dhe Rama. Kjo nuk është thjesht çmenduri, kjo është kriminale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38