Flash News

KRYESORE

“Nga sot asgjë s’mund të jetë më si më parë”, Duka paralajmëron Ramën pas shtyrjes së negociatave

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur i zhgënjyer me faktin se BE-ja nuk hapi negociatat me vendin tonë si shkak i rezultateve të dobta të Qeverisë.

Referuar qëndrimeve të eksponentëve të mazhorancën, të cilët po e ‘shesin’ vendimin si një sukses, Duka thekson se Rama dhe Bushati mund të gënjejnë veten, por jo shqiptarët.

Mund të gënjejnë veten, por jo shqiptarët! E vërteta është një, dhe ajo është e hidhur për të gjithë ne, Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian thanë JO. Nëse vazhdojnë të mohojnë se ekzistojnë problemet për të cilat shtetet anëtare thanë jo, do të thotë të mos jesh asnjëherë në gjendje t’i zgjidhësh ato. Nga sot asgjë nuk mund të jetë më si më parë”, ka theksuar Duka në rrjetin social ‘Facebook’.

Hapja e negociatave hasi në kundërshtimin e disa vendeve, si: Franca, Holanda dhe Danimarka, të cilat kanë shprehur vazhdimisht skepticizmin e tyre sa i përket reformave në Shqipëri në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të fundit