Flash News

KRYESORE

Nga sot, edhe vizitat te mjeku me leje te e-albania, Rama publikon video-mesazhin si duhet aplikuar

Nga sot, edhe vizitat te mjeku me leje te e-albania, Rama publikon

Kryeministri Edi Rama ka udhëzuar përmes një video-mesazhi të gjithë qytetarët që duhet të kryejnë vizita mjekësore.

Sipas Ramës, nga sot ata duhet të aplikojnë për leje në e-albania, ndërsa sqaron procedurat që duhet të ndiqen te e-albania.

“Nga sot në www.e-albania.al edhe leje - daljet për arsye shëndetësore.

Kujdes! qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!

Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!

Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi dhe ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania.

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

- Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin "Leje për arsye shëndetësore";

-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t'ju shfaqet direkt në listë.

Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!”, shkruan Rama, shoqëruar edhe me një video-mesazh.

Të fundit