Flash News

KRYESORE

Nga sot Klement Zguri kryetar i KQZ-së, ndërsa Erinda Ballanca Avokate e Popullit

Nga sot Klement Zguri kryetar i KQZ-së, ndërsa  Erinda Ballanca

Kuvendi ka miratuar sot pas disa orësh, diskutime, mbledhje dhe debate, të gjitha pikat e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD­së, Lulzim Basha për futjen e opozitës në zgjedhje.

Kështu me 123 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal dhe me 118 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat rrisin dukshëm dënimet për shit blerjen e votës. Në të njëjtën kohë me 118 vota pro u miratuan ndryshimet ne ligjin e mediave audiovizive.

Në përputhje me marrëveshjen, u miratua edhe përberja e katër komisioneve të Vettingut. Nga dita e sotme kryetar i KQZ­se do të jetë Klement Zguri, i cili u zgjodh në këtë post me 117 vota pro, 2 kunder dhe 7 abstenim.

Ndërsa Denar Biba u zgjodh anëtar i KQZ­se me 113 vota pro 4 kundër dhe 4 abstenim. Në fund u votua edhe Erinda Ballanca si Avokate e Popullit me 112 vota pro, 4 kundër dhe 10 abstenim.

 

 

Të fundit