Flash News

KRYESORE

Nga sot, ulen temperaturat në mënyrë të theksuar, në disa vende zbresin në 0 gradë C

Nga sot, ulen temperaturat në mënyrë të theksuar, në

Nga dita e sotme pritet të ulen në mënyrë të theksuar temperaturat në të gjithë vendin tonë.

Sipas Meteoalb, rënia nis mbrëmjen e së hënës me 10 gradë celsius, madje në disa vende temperaturat dop të zbresin në 0 gradë celsius.

“Temperaturat do të ulen në mënyrë të theksuar gjatë mbrëmjes së të hënës dhe vijojnë të martë, të mërkurë dhe të enjte ku në zona të thella malore termometri do të zbresë edhe në 0 gradë C. E premtja dhe në vijim sjellin sërish rritje të vlerave termike.

Problematike paraqitet shpejtësia e erës vonë pasditen e së hënës dhe në vijim gjatë natës dhe ditës së martë dhe pjesërisht të mërkurën. Shpejtësitë maksimale të erës, në zona të veçanta do arrijnë mbi 80 km/h; kryesisht në Veriperëndim dhe luginën e lumit Drin”, sqaron Meteoalb.

Të fundit