Flash News

KRYESORE

Nga Spiropali te Rama, Vokshi rendit arsyet përse shqiptarët po protestojnë. Ka një mesazh për Fleckenstein

Nga Spiropali te Rama, Vokshi rendit arsyet përse shqiptarët po

Politikania e djathtë Albana Vokshi, ka renditur arsyet se përse qytetarët shqiptarë po protestojnë, nisur nga abuzimet e Elisa Spiropali te ato të kryeministrit Edi Rama.

“Shqiptaret po protestojnë se nuk duan te qeverisen nga #ElisaSpiropali me kaq shumë pasuri të paligjshme, duke vjedhur shqiptarët. Shqiptarët po protestojnë se nuk duan të qeverisen nga #EdiRama, sipas OSBE me një pasuri të paligjshme 200 milionë euro. Shqiptarët po protestojnë që vota e tyre të mos vidhet me paratë e korrupsionit e të mos u shantazhohet nga qeveria e bërë palë me bandat dhe krimin”, shkruan Vokshi.

Më tej ajo u ka dërguar një mesazh ndërkombëtarëve skeptikë teksa iu drejtohet, “Ne, bashkë me shqiptarët, kërkojmë të kemi të njëjtën Qeverisje për qytetarët sic Knut Fleckenstein ka në Gjermani, sic Tunne Kelam ka në Estoni, siç Juan Fernando Lopez Aguilar ka në Spanjë, siç Bas Belder ka në Hollandë. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Shqiptarë janë qytetarë europainë dhe nuk pranojnë asgjë më pak se atë që vendet anëtare të Bashkimit Europian u japin qytetarëve të tyre", duke shtuar më tej se e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Të fundit