Flash News

KRYESORE

Nga studioja e lajmeve, përfundon në maternitet. Gazetarja shqiptare sjell në jetë vajzën e saj të parë

Moderatorja e emisionit “7 pa 5”, Pranvera Boraka është bërë nënë për herë të parë.

Mësohet se Pranvera ka sjellë në jetë një vajzë dhe të dyja, nënë e bijë, janë shumë mirë me shëndet.  Siç shkruan “Vizion Plus”, ajo u shfaq ditën e shtunë në ekran në edicionin informative të mëngjesit dhe menjëherë pas edicionit të lajmeve ka lindur vajzën e saj në një spital privat. Edhe pse shtatzënë, Pranvera nuk është shkëputur nga ekrani deri në muajin e fundit të shatzënisë dhe besojmë që edhe kthimi i saj, tashmë si një mami, nuk do të jetë shumë i largët.

Pranvera Borakaj drejton prej kohësh emisionin e mëgjesit “7 pa 5” së bashku me Nolian Lolen. Ajo është fytyra e parë për të gjithë ata që zgjedhin të zgjohen me “Vizion Plus”.

Të fundit