Flash News

KRYESORE

“Nga Surreli vështirë të numërosh të varfërit”, Bardhi i përgjigjet Ramës pas ironisë së kryeministrit

“Nga Surreli vështirë të numërosh të

Vetëm pak minuta pas reagimit të kryeministrit Rama që bënte ironi ndaj opozitës, erdhi dhe reagimi nga selia Blu. Bardhi shprehet se “kur tabelën e shumëzimit e  mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin. Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua”, thotë ai duke iu përgjigjur Kryeministrit, që bëri ironi me një deklaratë të opozitës që thoshte se qeveria ka lënë pa ndihmë 750 mijë persona. Më tej, numri dy i Partisë Demokratike, shkruan të dhënat e ISNTAT tregojnë se janë mbi 974 386 persona të punësuar në sektorin privat dhe bujqësor, ndërsa thekson se “nga Surreli është e vështirë të numërosh të varfërit.

“Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë. Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje”, shkruan Bardhi.

Të fundit