Flash News

KRYESORE

Nga Tanja Fajon te zgjedhjet në Sllovaki; Bushati komenton gjithçka, përveç akuzave të Gent Cakajt

Nga Tanja Fajon te zgjedhjet në Sllovaki; Bushati komenton gjithçka,
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vijon të jetë mjaft i azhurnuar me zhvillimet diplomatike, aq sa nuk lë rast pa i komentuar në ‘Twitter’. Përgjatë tre ditëve të fundit, ish-kreu i diplomacisë ka përgëzuar raportuesen e Kosovës, Tanja Fajon, që kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka mbështetur presidentin e re të Sllovakisë, Zuzana Caputova. Por, nuk ka thënë asnjë fjalë për akuzat qe i jane adresuar nga pasardhesi i tij, Gent Cakajt për emërimet në diplomaci. Ministri me kompetenca të deleguara, duke komentuar largimin e 28 diplomatëve, përmes një gjuhe aspak diplomatike, u shpreh në një mbledhje të Komisionit të Integrimit, se shumë prej të shkarkuarve ishin emëruar në mënyrë nepotike dhe se “kishin çnderuar figurën e ministrisë se Jashtme, me korrupsion e sjellje jo dinjitoze”. Me heshtjen e tij diplomatike, duket se edhe ish ministri Bushati aprovon shkarkimet, për sa kohë nuk mbron asnjë prej të larguarve.

Të fundit