Flash News

KRYESORE

Nga të panjohur në yje; njihuni me 6 futbollistët që po shkëlqejnë në Botëror

Nga të panjohur në yje; njihuni me 6 futbollistët që po

Përveç lojtarëve të konfirmuar, si: Kristiano Ronalo, Nejmar, apo Luka Modriç, në Kampionatin Botëror kanë tërhequr vëmendjen edhe disa futbollistë, të cilët konsideroheshin si të panjohur deri tani.

Më poshtë janë emrat e tyre:

Denis Çerishev – 27 vjeçari është golashënuesi më i mirë rus, me dy ndaj Arabisë në debutim, dhe një ndaj Egjiptit. Vlera e tij e kartonit të tij është 9 milion euro, ndërsa kanë deri tani kanë shfaqur interes për shërbimet e tij Valencia dhe Reali i Madridit.

Aleksander Golovin – Një nga lojtarët kyç të Rusisë, truri i kombëtares. 22-vjeçari aktivizohet me CSKA ë Moskës, teksa vlera e kartonit llogaritet 16 milion euro. Interes për mesfushorin ka shfaqur Barcelona.

Ante Rebiç – 24-vjeçari i Kroacisë që aktivizohet me Frankfurtin, shkëlqeu ndaj Argjentinës, ku shënoi edhe golin e avantazhit. Interes për sulmuesin ka shfaqur Totenhami teksa vlera e kartonit është 10 milion euro.

Ahmed Musa – Dopieta ndaj Islandës e ka bërë një nga lojtarët me paraqitjen më të mirë për Nigerinë deri më tani. 25-vjeçari luan me Leicester City në Angli dhe kërkohet nga Gallatasaraj.

Hirving Lozano – 22-vjeçari që luan me PSV-në në Holandë ka shënuar një gol vendimtarë ndaj Gjermanisë dhe ka zhvilluar paraqitje të mirë edhe nga Koresë. Interes për të kanë shfaqur Barcelona dhe Manchester United.

Juan Kuintero – Mesfushori i avancuar i Kolumbisë bëri dy ndeshje mjaft të mira me kombëtaren e tij ndaj Japonisë dhe Polonisë. Vlera e kartonit të tij është 9 milion euro ndërsa interes për 22-vjeçarin ka shfaqur Reali i Madridit.

Të fundit