Flash News

KRYESORE

Nga trafik lëndësh narkotike, tek plagosje e ngacmim seksual ndaj një të miture; 13 të arrestuar brenda 24 orëve të fundit në Tiranë

Nga trafik lëndësh narkotike, tek plagosje e ngacmim seksual ndaj

13 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Përmes një njoftimi, Policia e Tiranës bën me dije se personat e arrestuar janë:

G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta personin me iniciale I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese .

Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ndërsa në Kavajë është vënë në pranga një 60 vjeçar me iniciale A.SH., pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.

Gjithashtu është bërë edhe arrestimi i një personi tjetër i cili ishte duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur,  F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë nga hetimet e bëra rezultoi  se është autori i 5 vjedhjeve të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit