Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Nga ‘turpi i qytetërimit’ te servilizmat. Piruetat e Ramës shfaqen në librin e ri të J. Bolton, ish-këshilltarit të Trump
Në librin me 592 faqe të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Shqipëria përmendet një herë. Pikërisht kur përshkruhet nga autori samiti i vendeve të NATO-s në Bruksel në vitin 2017, ku u diskutua rritja e buxhetit të Aleancës nga 1.2 në 2 përqind, një kërkesë e përsëritur e Presidentit amerikan, për të cilën ai kërcënoi edhe me tërheqje të vendit të tij nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Gjatë diskutimit 15 minutësh të Trump të risjellë prej Bolton në librin e sapodalë me kujtime të kohës së qëndrimit në krah të presidentit, Trump i referohet edhe Shqipërisë. Sipas përshkrimit të autorit të ‘Dhoma ku ndodhi’ (The room where it happened”), Trump thotë se vetëm Shqipëria e ngriti çështjen e tregtisë së lirë mes Amerikës dhe Europës. Kjo ishte në vijë me ankesën e Trump se mallrat amerikane pengoheshin të hynin në Europë.
Fakti që udhëheqësi i një vendi të vogël si Shqipëria, i cili nuk është anëtar i BE, por adreson një çështje e cila është delikate për europianët, por i intereson Trump, dëshmon për përpjeket e kryeministrit Rama ‘për t’i hyrë në qejf’ Presidentit amerikan. Katër vjet më parë, kur Trump ishte kandidati Republikan për në Shtëpinë e Bardhë përballë Hillary Clinton, kryeministri shqiptar e pati quajtur ‘turp të qytetërimit’.
Libri i John Boltonit ka hasur në pengesa të shumta nga avokatët e Trump, të cilët kërkuan ndalimin e botimit me pretekstin ‘kërcënon sigurinë kombëtare’. Gazeta të mëdha amerikane si The Washington Post, The Wall Street Journal dhe The New York Times, kanë botuar pjesë të librit gjatë ditëve të shkuara. Botuesi Simon & Schuster, pavarësisht presionit e ka botuar librin i cili mund të blihet në Amazon.
Bolton u zgjodh nga Trump si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, por ‘gjërat nuk shkuan mirë mes tyre’, gjë që çoi në shkarkimin e të ashtuquajturit ‘skifteri i politikës së jashtme’. Kontroversialitetet e Boltonit lidhen edhe me shqiptarët, me kundërshtimin prej tij të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999 dhe së fundmi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
[caption id="attachment_392321" align="alignleft" width="992"]
Kopertina e librit[/caption]
Pjesa e librit ku përmendet Shqipëria:
“…Kur mbërritëm, Trump shkoi në vendin e tij midis Stoltenberg dhe Theresa May-t (udhëheqësit u ulën rreth një tryeze të madhe të Këshillit të Atlantikut të Veriut NATO) sipas rendit alfabetik të shteteve. Trump më nxiti të flisja duke më thënë “A do ta bëjmë, apo jo?". Unë i thashë të mos e bënte duke shtuar se ai ai duhet t’u bënte presion anëtarëve ‘kundravajtës’, që nuk shpenzonin aq sa duhej për mbrojtjen, por të mos kërcënohej me tërheqje ose shkurtimin e fondeve nga ShBA. "Pra, shko deri te vija e kuqe, por mos e kapërce", përfundova unë.
Trump tundi kokën, por nuk tha gjë. U ktheva në vendin tim duke mos ditur se çfarë do të bënte. Ndihej se si e gjithë dhoma po na shikonte. Trump foli rreth orës 9:25, për pesëmbëdhjetë minuta, duke mos thënë asgjë në lidhje me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por duke filluar me komentin se ai dëshironte të bënte një ankesë. Ai vërejti se ishte e vështirë, sepse shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara mendonin se vendet europiane nuk paguanin pjesa e tyre, e cila duhet të jetë 4 përqind (në krahasim me marrëveshjen ekzistuese të Cardiff 2014 me 2 përqind). Për vite, tha Trump, Presidentët e ShBA vijnë dhe ankohen, por pastaj largohen dhe asgjë nuk ndodh, edhe pse kemi paguar 90 përqind të shpenzimeve të NATO. Kërkesa jonë zvarritej dhe asgjë nuk po bëhej. SHBA e ka konsideruar NATO-n të rëndësishme, tha Trump, por është më e rëndësishme për Europën, e cila është shumë larg. Ai kishte respekt të madh për Kancelaren Merkel, duke vërejtur se babai i tij ishte gjerman, dhe nëna e skoceze. Gjermania, u ankua ai, po paguan vetëm 1.2 përqind të PBB-së, duke e rritur vetëm në 1.5 përqind deri në vitin 2025. Vetëm pesë nga njëzet e nëntë anëtarët e NATO-s paguajnë aktualisht 2 përqind. Nëse vendet nuk ishin të pasura, Trump pranoi se ai mund ta kapërdinte, por bëhet fjalë për vende të pasura. Ai tha që ShBA dëshironte të vazhdonte ta mbronte Europën, por më pas ai u shmang në diskutim duke folur për tregtinë dhe BE, për të cilat ai mendonte se duhej të lidheshin me NATO-n për qëllime analize. BE nuk pranon produktet e ShBA, dhe kjo ishte diçka që Amerika nuk mund të lejonte të vazhdonte, por vetëm Shqipëria e kishte adresuar këtë çështje në darkën e mbrëmjes së mëparshme. E gjitha kjo na la në të njëjtat pozicione ku kemi qenë për katër vjet. Trump nuk u pajtua me europianët për disa gjëra, si emigracioni dhe mungesa e kontrollit të BE-së mbi kufijtë e saj. Europa po linte brenda kufijve të saj njerëz që mund të jenë luftëtarë të armikut (terroristët), veçanërisht për faktin se shumica ishin të rinj...". (fq. 58)
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11