Flash News

KRYESORE

Nga vijnë ‘Greco’-t e Italisë, eshtrat e të cilëve u zbuluan në Dragot; mbiemri i 10 më i përdorur përtej Adriatikut

Nga kërkimet që kanë nisur sot në fshatin Dragot, midis Tepelenës dhe Përmetit, janë zbuluar eshtrat e dy ushtarëve, një prej tyre mban gradën tetar apo ‘caporale’ në italisht. Numrat e tyre të identifikimit janë “P 2095” dhe “P 2089”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias publikoi foton e medalionit të “P 2089”, që i përket një ushtari të thjeshtë dhe jo atë të “P 2095” ku shkruhej në italisht ‘caporale’.

Por pa u zgjatur më tej te faktet pse kemi të bëjmë me ushtarë italianë dhe jo grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke, 1940-1941, sepse këtë e kemi shpjeguar në Politiko.al, te ky artikull do fokusohemi te mbiemri ‘Greco’ dhe përdorimi i tij në Itali.

Nga kërkimet rezulton se mbiemri Greco është i 10 më i përdoruri përtej Adriatikut. Janë 23 723 persona, ose ndryshe, 13 416 familje në Itali që kanë këtë mbiemër. Shumica e tyre janë të përqëndruar në rajonet e Pulias, Siçilisë, Kalabrisë, Kampanias dhe Bazilikatës, raporton Politiko.al.

Një fakt interesant është se janë të paktën 8 ushtarë italianë me mbiemrin Greco që janë zhdukur në Shqipëri gjatë luftës me Greqinë. Vetëm njëri prej tyre kishte lindur në Trieste, në veri të Italisë, vendlindja e të tjerëve është në rajonet e sipërpërmendura.

Nëse procedura për eshtrat e gjetura sot do të respektohet në mënyrë rigoroze dhe nuk do të deklarohen si ushtarë grekë, atëherë eshtrat dy prej tetë Greco-ve të zhdukur në Shqipëri janë zbulur në Dragot.

Kolonel Demiraj reagon për varrin e ‘ushtarit grek’: është italian, shihni gradën

Fotot ekskluzive/ Ja varrezat italiane në Shqipëri me 12.000 të rënë, ku grekët po zbulojnë eshtra

Të fundit