Flash News

KRYESORE

Nga vjedhja e energjisë te pengimi i vendimeve të gjykatave, kandidatët e PS që kanë patur punë me drejtësinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka krijuar një aplikacion ku ka vendosur të dhënat për të gjithë kandidatët e partive të regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit.

Pas një kontrolli në listën e Partisë Socialiste rezulton se disa kandidatë kanë patur punë me organet e drejtësisë, por asnjë prej për vepra të rënda penale.

Deputeti aktual i PS dhe kandidat për legjislaturën e ardhshme, Spartak Braho rezulton të jetë dënuar me gjobë në vitin 1995 për akuzën e shpifjes.

Kandidati i pozicionuar i 10-ti në listën e Durrësit, Alban Ramohitaj është dënuar me 2 vite burg, e konvertuar me 18 muaj me kusht, për vjedhje të energjisë elektrike në vitin 2004.

Granit Kërxhalliu i 29-ti në listën e kandidatëve në Tiranë është dënuar me kusht për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatave.

Ardit Konomi i 7-ti në Korçë është proceduar penalisht për shkelje të qarkullimit rrugor.

Myzafer Bushaj i 10-ti në listen e Shkodrës është ndaluar në vitin 2003 për shkak  të përfshirjes në një aksident automoblisitik, por gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Deputeti Pjerin Ndreu, i dyti në Lezhë, është arrestuar në vitin 2004 për keqpërdorimin e thirrjeve telefonike, por më pas është shpallur i pafajshëm.

Të fundit