Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga vrasja e vëllait të Arben Ndokës, te arrestimi i Habilajve dhe Sotës/ Ngjarjet e kronikës që tronditën opinionin në 2017-n
Viti që lamë pas ka patur mjaft ngjarje të rënda të kronikës së zezë. Nga krimi në familje, e deri te arrestimi trafikantëve të rangjeve të larta, pa lënë mënjanë aksidentimin e një ministri dhe atë të eskortës së Kryeministrit, më poshtë mund të shihni disa ndër ngjarjet më kryesore.
Hetimi i Sajmir Tahirit, heqja dhe ridhënia e pasaportës
Më 19 tetor Prokuroria e Krimeve të Rënda i dorëzoi Kuvendit të Shqipërisë, të gjitha provat dhe materialet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke kërkuar arrestimin e tij. Në dosjen e dorëzuar në Kuvend binte në sy fakti, se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet që në vitin 2016 ndja tij.
Hetimi ka nisur ndaj Moisi dhe Artan Habilaj, por në këtë rrjetë ka rënë edhe Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm.
Në dosjen e dorëzuar në Kuvend, emri i Tahirit del edhe tek aksioni i Babicës sëë Vlorës, ku u kapën 4 ton kanabis sativa, i gatshëm për tu ngarkuar dhe trafikuar.
“Në lidhje me këto fakte penale dhe për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri, etj, nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”, thuhet në dosje.
Kuvendi e rrëzoi poshtë kërkesën për arrestimin e Tahirit.
Ai vazhdon të jetë gjithsesi nën hetim. Më tej, dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit që i kishte dorëzuar me urdhër të Gjykatës, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.
Ndërkohë hetimi ndaj tij vijon.
Vritet Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka
Aleksandër Ndoka, ishte vëllai i ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka.
Ai u gjet i pajete më 8 dhjetor në automjetin e tij, ekzekutuar me arme zjarri nga persona ende te paidentifikuar.
Ai ishte këshilltar në Këshilin Bashkiak të Lezhës.
Dy muaj më parë, Aleksander Ndoka ishte emëruar në postin e drejtorit të IKMT-së në Shkodër.
Ai ishte baba i katër femijëve, dy vajzave dhe dy djemve, dhe që nga viti 2015 ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”.
Krahas kësaj kishte edhe një lokal pranë banesës ku jetonte me familjen.
Arrestimi i Orest Sotës me 800 mijë euro
Më 3 nëntor policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë.
Gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar mbi 800 mijë Euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit.
Lajmi u bë i ditur fillimisht nga kreu u opozitës, Lulzim Basha.
Sota është ende në hetim dhe qëndron në burg, teksa dyshohet se paratë e tij ishin të Sajmir Tahirit.
Saga e Çapajve, qëlluan policinë por lirohen nga burgu
Më 9 janar u liruan Çapajt që qëlluan policinë.
“Tre të dyshuarit e familjes Çapja nuk e njohën policinë. Ata qëlluan kundër saj pasi dyshuan se po organizohej sërish një atentat nga kundërshtarët e tyre”.
Me këtë argument Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe ridërgoi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Elbasanit shtetasit Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të arrestuar gjatë verës 2016 pasi hapën zjarr kundër oficerëve civilë të policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim për shkak të një ngjarjeje kriminale kundër tyre.
Tritol në Vlorë, shpërthimi gjymton rëndë të riun
Më 27 nëntor një shpërthim i fuqishëm tritoli për pak sa nuk i mori jetën një 25 vjecari në qytetin e Vlorës.
Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në makinën tip Jeep, ndërsa shpërthimi ndodhi në ecje e sipër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin bregdetar. Shënjestër ishte Inez Hajrulla 25 vjeç, djali i një biznesmeni në Vlorë.
Uniformat blu bënë të ditur se në momentin e shpërthimit, 25 vjeçari ishte vetëm në makinë. Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm i dhanë ndihmën e parë të plagosurit, duke e dërguar me urgjencë në spital. Ai mori ndihmën e parë, por ndodhet në gjendje të rëndë pasi nga shpërthimi ka humbur një nga gjymtyrët e poshtme.
Atentatorët dyshohet se kishin vendosur rreth 300 gramë tritol në pjesën e përparme të makinës, duke realizuar një shpërthim të telekomanduar.
Inez Hajrulla nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë të një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla kishte kërkuar rigjykim të çështjes në Kushtetuese, por diçka e tillë nuk i ishte pranuar.
Vret babain me çekiç dhe ia hedh turpin në liqen
Më 24 dhjetor Selman Alija, 28 vjeç, që dyshohet se vuan nga problem mendore, masakroi për vdekje me çekiç babain e tij 74-vjeçar, e më pas trupin e hodhi në liqenin e Farkës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhi në banesën e familjes Alija me origjinë nga Kukësi, të cilët prej vitesh kishin ndërtuar shtëpinë e tyre në rrugën “Agush Gjergjevica”, në zonën e Shkozës.
Por pasditen e së shtunës, një nga djemtë e tjerë të familjes ka njoftuar policinë, se babai Fejzo Alija nuk ishte kthyer në shtëpi që prej të premtes dhe se nuk përgjigjej në telefon.
Inpektorët e policisë, që ndoqën rastin, gjetën në banesë gjurmë gjaku dhe nisën hetimet, që çuan në zbulimin e vrasjes së rëndë.
Polumbarët nxorën trupin e viktimës nga liqeni, të mbështjellë me një qilim, ndërsa nga banesa në Farkë, autori e kishte transportuar me një automjet Volksvagen, ndonëse nuk kishte leje drejtimi.
Arrestimi i Mosi Habilajt, kryetrafikantit të marijuanës, kushëri i Saimir Tahirit
Më 16 tetor një organizatë shqiptaro-italiane që akuzohet se ka trafikuar 3.5 ton kanabis sativa është shkatërruar nga policia italiane. Janë 7 persona të arrestuar operacionin e koduar ‘Erë trëndafili’, mes tyre 3 janë shqiptarë e 3 italianë.
Por njëri prej tyre është një emër shumë i njohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për vlonjatin Moisi Habilaj, kushëriri ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sipas opozitës, trafikonte drogë me ‘Audin’ e ministrit.
Habilaj është në hetim në Itali aktualisht, ndërsa ish-ministri Tahiri po hetohet në Shqipëri për lidhjet e tij të mundshme me trafikun e drogës.
Vrasja nga bashkëshorti i gjyqtares Fildeze Hafizi
Më 31 gusht, pas dy vitesh dhunë e terror dhe e braktisur nga shteti, gjyqtarja Fildeze Hafizi është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi në Tiranë.
Fadil Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit. Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj. Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.
Njëri nga plumbat e ka kapur në trup gjyqtaren e shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që tjetri në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Kasemi kishte 8 muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar 4.6 vite, pasi në 2015 kishte bërë tentativën e parë për vrasjen e ish-gruas.
Audi i blinduar rrezikon jetën e policëve në Elbasan, por policia nuk e ndjek
Më 18 shtator një automjet nuk i ndaloi post-bllokut dhe rrezikoi jetën e efektivëve duke u larguar me shpejtësi, teksa policët ishin në këmbë dhe pranë mjetit të blinduar tip Audi.
Zv. shefi i policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi që ishte në vendngjarje tha se “drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”.
Policia i ka bërë thirrje rojës së tregut që të hapë derën, por ai nuk është bindur duke thënë se nuk kishte të drejtë t’ua hapte derën pa pyetur më parë administratorin e tregut, biznesmenin Petrit Çela.
Dera e objektit u hap kur erdhi Çela.
Mjeti u gjet i parkuar në pjesën juglindore të tregut, pranë një bar restoranti. Aty u bë i mundur identifikimi i targës së saj, AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur dhe çelësat e saj i dorëzoi biznesmeni Petrit Çela.
Më vonë u zbulua se në drejtimin e mjetit, kishte qenë i biri i biznesmenit, Suel Çela.
Mbi policinë ranë akuza të rënda se e kishte toleruar mjetin dhe nuk ishte vënë në ndjekje të menjëhershme të tij.
Masakra e Lushnjës, vriten në mes të qytetit dy të rinj
Më 10 tetor Lushnja u terrorizua nga breshëri kallashnikovësh në mes të qytetit. Një masakër të tillë qyteti i Lushnjës nuk e kishte parë që nga viti i largët i 1997. Dy të rinj mbetën të vrarë, në një atentat të mirëpërgatitur. Dy persona të tjerë po ashtu janë plagosur nga breshëria e plumbave.
Viktimat janë: Zamir Lati 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha 22 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Marius Xhepexhiu. Plumbat kanë prekur edhe një kalimtar, Bujar Turkun 66 vjeç po kalonte me biçikletë.
Autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Lushnjë, Laert Haxhiu, lëvizte lirisht dhe i armatosur në qytetin e Lushnjës, ndonëse ai ishte person në kërkim për një tjetër tentativë vrasjeje një vit më parë.
Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i cili mbeti i plagosur bashkë me mikun e tij, Sajmi Xhelili. Ndonëse ishte në kërkim, Haxhiu nuk i bindej as urdhrave të Policisë, duke i sfiduar ata haptazi në këtë qytet. Siç rezulton edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Lushnjës, në ngarkim të Haxhiut është regjistruar një çështje penale më 11 prill të këtij viti.
Aksidenti automobilistik i ministrit Arben Ahmetaj në Maqedoni
Më 16 gusht ministri i Financave, Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës në Maqedoni.
Furoistrada me të cilën udhëtonte Ahmetaj, e tipit Range Rover, u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë.
Policia maqedonase që shkoi në vendngjarje e transportoi ministrin shqiptar në spital. Ahmetaj mori disa lëndime të lehta.
Ai u vizitua në spital edhe nga zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Agim Nuhiu, i cili konfirmoi se si ish-ministri Ahmetaj, ashtu si edhe 14 të plagosurit e tjerë në këtë aksident ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38