Flash News

KRYESORE

“Nga vuajtës në bashkëfajtorë”, Fuga studentëve: Po nuk e kuptuat këtë, nuk keni kuptuar asgjë

“Nga vuajtës në bashkëfajtorë”, Fuga

Akademiku Artan Fuga, i cili e ka mbështetur protestën e studentëve që prej fillimit, iu bën thirrje atyre që të mos bëhen bashkëfajtorë me përgjegjësit duke mbështetur ligjin e arsimit të lartë.

Fuga thekson se studentët nga viktima do të shndërrohen në bashkëfajtorë me të gjithë ata që e konceptuan, e imponuan, dhe ata që e pranuan atë ligj.

“Studentët, po nuk kuptuan që e gjithë e keqja është  ligji për arsimin e lartë, nuk kanë kuptuar asgjë! Po asgjë fare”, shprehet Fuga, në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Nga vuajtës në bashkëfajtorë

Studentët po nuk kuptuan që e gjithë e keqja është  ligji për arsimin e lartë

ku mblidhen të gjitha baktacillëqet, poshtërsitë, mashtrimet, gabimet, stagnacioni, mizerabiliteti i diplomave, papunësia e të diplomuarve, korrupsioni, banaliteti, mediokriteti, nuk kanë kuptuar asgjë! Po asgjë fare!

Dhe që nga ky moment ata do të bëhen bashkëfajtorë me të gjithë ata që e konceptuan dhe e imponuan, dhe ata që e pranuan atë ligj!

Janë ditë që ata nga viktima do të shndërrohen në bashkëfajtorë!

Le të bërtasin sa të duan,  të rrinë në të ftohtë, të fishkëllenjtë, të bëjnë fjalim të bukura përballë kujtdo,  nuk vlejnë!

Do të quhen më vonë nga pasardhësit e tyre si thjesht alibira! Alibira!

Ne nuk jemi budallenj! - tha vajza në Vlorë!

Po ! Drejt!

Por, përse po tregohen budallenj kur nuk janë, sigurisht! do të vazhdojnë t'i tallin, t'u marrin jetën, t'i trajtojnë si skllevër,  t'u marrin hakun pak më vonë,  t'u thonë se kërkesat e tyre i firmosin dhe i realizojnë pikërisht ata që i kanë bërë budallenj deritani, me mendimin e kujdestarit te "Lulëkuqe mbi mure" :

Ik, ik, po prapë këtu do të vish qerrata!

Të fundit