Flash News

KRYESORE

Ngacmon seksualisht 2 nxënëse, ndalohet drejtori i një shkolle të mesme

Ngacmon seksualisht 2 nxënëse, ndalohet drejtori i një shkolle

Policia e Beratit ka ndaluar sot drejtorin e një shkolle të mesme “Bab Dud Karbunara” të këtij qyteti.

Burime të policisë bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi Yzedin Hajdari, 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse në zyrën e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit:

· Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.

 

Të fundit