Flash News

KRYESORE

Ngacmonte seksualisht gratë që kalonin në kufi, shkarkohet polici maniak në Kakavijë

Është shkarkuar nga detyra polici Pëllumb Çani i denoncuar mbrëmë në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Polici me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, u denoncua nga disa gra, pasi u kërkonte marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.

“Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  beri përjashtimin e menjëhershëm  të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit”, njofton policia.

Po ashtu, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi.

Të fundit