Flash News

KRYESORE

Ngatërrimi i himnit në stadium, Presidenti Macron i kërkon ndjesë Ramës: Gabim i patolerueshëm i Federatës Franceze

Ngatërrimi i himnit në stadium, Presidenti Macron i kërkon

Organizatorët e takimit kualifikues të Euro 2020 në “Stade de France”, në ndeshjen e djeshme Francë-Shqipëri ngatërruan himnin e flamurit të Shqipërisë me atë të Andorrës. Sikur të mos të mjaftonte kjo, edhe spikeri në stadium, u kërkoi falje për gabimin tifozëve “armenë” dhe jo atyre shqiptarë. Incidenti u prit me reagime të shumta.  Nga televizionet informative mësohet se Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar ndjesë kryeministrit shqiptar për incidentin. Duke vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë, në mesazhin e Macron shkruhej se ky është një gabim i patolerueshëm i Federatës franceze. Kryeministri Rama e ka falenderuar Presidentin francez për mesazhin.

Edhe 'Le Monde' reagoi për incidentin. Gazeta franceze shkruan: “Shqiptarët nuk pranuan të luanin ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, e cila u mbajt në Stade de France, për sa kohë që nuk u luajt himni i tyre."

 

Himni/ Franca e ngatërron me të Andorrës

Video/ Reagimet e kuqezinjve kur dëgjuan himnin e gabuar

Të fundit