Flash News

KRYESORE

"Ngatërrova frenat me gazin", zbardhet dëshmia e shoferes dhe shkaku i aksidentit me dy të vdekur në Kamzë

"Ngatërrova frenat me gazin", zbardhet dëshmia e shoferes

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së shoferes e cila ditën e djeshme shkaktoi një aksident të rëndë në Kodër Kamzë në Tiranë, me pasojë dy të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Nga manovrimi i gabuar i 38-vjeçares Rozina Koleci me automjetin tip “Benz”, përplasi për vdekjen e një vajzë 7 vjeç dhe një  29-vjeçari Ramazan Ishmi, i cili po ecte në ato momente me biçikletë.

Sipas Ora News, në dëshminë e saj shoferja ka treguar se shkak i aksidentit është bërë një gabim i saj në timon. Ajo ka treguar se kishte ngatërruar frenat me gazin.

Si rrjedhojë, ajo fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe  dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29 vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

Po ashtu, është vërtetuar  pas veprimeve hetimore se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë.

Të fundit