Flash News

KRYESORE

Ngatërruan himnin shqiptar me atë të Andorrës, si e komenton ‘Le Monde’ gafën në ndeshjen Francë-Shqipëri

Ndeshja Francë-Shqipëri që në nisje të saj startoi me incidente.

Organizatorët e takimit kualifikues të Euro 2020 në “Stade de France” ngatërruan himnin e flamurit të Shqipërisë  me atë të Andorrës.

Ky fakt solli jo vetëm konfuzionin e lojtarëve, por edhe reagimin e tifozëve në stadium apo revoltën e shqiptarëve në rrjetet sociale.

Gafa është komentuar edhe në median e njohur franceze ‘Le Monde’. Sipas gazetës, ndeshja Francë-Shqipëri nisi disa minuta me vonesë pasi u luajt gabimisht himni i Andorrës, në vend të atij të Shqipërisë.

“Shqiptarët nuk pranuan të luanin ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, e cila u mbajt në Stade de France, për sa kohë që nuk u luajt himni i tyre.

Fillimi i ndeshjes Francë-Shqipëri, e planifikuar për në 20:45 në Stade de France, u vonua disa minuta pasi u transmetua një himn i gabuar dhe ajo ai i Shqipërisë. Organizatorët e Stade de France e cilësuan si një "incident teknik ". Ky moment solli një moment fishkëllima nga tifozët shqiptarë të pranishëm. Lojtarët shqiptarë po ashtu refuzuan të fillojnë ndeshjen, duke kërkuar që të luhet himni i saktë.

Himni i duhur u transmetua më pas dhe u përshëndet me duartrokitjet e tifozëve francezë dhe shqiptarë, por një tjetër goditje u dha sërish pas pesë minutash.

Kur folësi kërkoi falje, ndjesa nuk iu adresua shqiptarëve, por armenëve", shkruan artikulli i medias franceze.

Të fundit