Flash News

KRYESORE

Ngec në 'rrjetën' e vettingut, reagon shkurtimisht Fatmira Hajdari

Ngec në 'rrjetën' e vettingut, reagon shkurtimisht Fatmira

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdarin.

Menjëherë pas vendimit, gjyqtarja komentoi shkurtimisht duke e cilësuar verdiktin e KPK si të pritshëm.

Ishte vendim i pritshëm”, tha shkurtimisht Fatmira Hajdari për gazetarët.

Ndërkohë, avokati i saj Maksim Haxhia e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe se do ta ankimojë.

Vendimi nuk ishte aspak i ligjshëm, do ta ankimojmë , pasuria justifikohet. Nuk po pyesin për ligj se Kushtetuta e ka, këta kanë listat edhe po pastrojnë”, tha Haxhia.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupën Gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Hajdari për mosdeklarim të saktë të pasurisë.

Kujtojmë se në seancën dëgjimore të së hënës gjyqtarja Hajdari u përball me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me prona, me ndërtimin e një pallati 10 katësh pa leje dhe një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet.

Të fundit