Flash News

KRYESORE

Ngec në vetting kandidati i SPAK, shkarkohet nga detyra Prokurori i Tiranës

Ngec në vetting kandidati i SPAK, shkarkohet nga detyra Prokurori i

Është shkarkuar nga detyra prokurori i Tiranës, Ndini Tavani, i cili njëherësh ishte edhe kandidat për SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot ta shkarkojë nga detyra, pasi rezultoi gjatë procesit të rivlerësimit me probleme të pasurisë, pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara, si dhe me probleme në pastërtinë e figurës.

Sipas raporti të DSIK-së, janë ngritur pikëpyetje për shpërdorim detyre gjatë hetimit të një skeme mashtrimi me TVSH-në si dhe dy hetime të pushuara. Ai kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Të fundit